KQZ asgjëson materialin e zgjedhjeve të 11 qershorit
Prishtinë, 29 gusht - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të fillojë asgjësimin apo shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.
Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të jap deklaratë për media.
Ngjarja do të mbahet sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.