KQZ anuloi votat e 2 vendvotimeve të zgjedhjeve të 9 janarit
Prishtinë, 18 Janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka anuluar votat e dy vendvotimeve të zgjedhjeve të 9 janarit.
Ky vendim është marrë me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, ku edhe ka përfunduar në tërësi numërimit dhe rinumërimit i votave të të gjithë procesit zgjedhor.
Raportit të QNR-së do ti bashkohen edhe rezultati i rivotimit të 23 janarit në Mitrovicë dhe votat me kusht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi 2 vendvotime të rivotimit të 9 janarit në Drenas, Skenderaj dhe Deçan, pasi në qendrën e numërimit të votave ishin gjetur parregullsi gjatë procesit të rinumërimit.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka bëri të ditur se rezultatet nga këto dy vendvotime nuk do të procedohen në rezultatet e përgjithshme.
Daka bëri të ditur gjitha anulimet që janë bërë deri më tash edhe për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe rivotimit të 9 janarit.
Në raportin që paraqiti para KQZ-së, shefi i Qendrës për numërim dhe rezultate, Burim Ahmetaj bëri të ditur se tashmë ka përfunduar i gjithë procesi i rinumërimit dhe hetimeve nga zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe 9 janarit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi edhe për përgatitjet e procesit të rivotimit në Mitrovicë.
KQZ nuk miratoi një kërkesë të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për ndarjen e punëve brenda këshillave të qendrave të votimit si dhe një kërkese nga Vetëvendosja për mundësinë që kjo parti të ketë anëtarë në gjitha këshillat e vendvotimeve.