28 Prill 2024

KQZ akrediton 31.273 vëzhgues

Prishtinë, 6 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mbajti sot mbledhjen e 100-të të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.


Fillimisht, Kryetarja e KQZ-së, znj. Daka, njoftoi se Ambasada e Italisë ka dhuruar një donacion për KQZ-në që do të shfrytëzohet për një takim pune.

Në vazhdim të mbledhjes, Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Subjekteve Politike (ZRPP), i rekomandoi KQZ-së akreditimin e vëzhguesve të radhës për Zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 12. 12. 2010. Vëzhguesit e rekomanduar për akreditimin janë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 151 vëzhgues; koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 3367 vëzhgues; Fryma e Re (FER) 790 vëzhgues; National Democratic Institute (NDI) 34 vëzhgues; Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) 15 vëzhgues; lëvizja Vetëvendosje (3317) vëzhgues; Jedinstvena Srpska Lista (JSL) 246 vëzhgues; Kosova Democratic Institute (KDI) 259 vëzhgues; Kosova Turk Birligi (KTB) 21 vëzhgues; Nova Demokratska Stranka (NDS) 92 vëzhgues; Ngrite Zërin edhe Ti (NZT) 53 vëzhgues; Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) 58 vëzhgues; Srpska Socijaldemokratska Stranka (S.SDS) 66 vëzhgues; Stranka Demokratske Akcije (SDA) 121 vëzhgues; Samostalna Liberalna Stranka (SLS) 258 vëzhgues; Savez Nezavisnih Cernogoraca Matica (UDKCM) 29 vëzhgues, Vision Toward Future (VDA) 47 vëzhgues; Ambasada e Latvisë 2 vëzhgues; Ambasada e Zvicrës 16 vëzhgues; Ambasada e Danimarkës 3 vëzhgues; Ambasada e Estonisë 1 vëzhgues; Ambasada e Irlandës 2 vëzhgues;  Ambasada e Turqisë 11 vëzhgues; International Civilian Office (ICO) 83 vëzhgues; Europian Netëork of Election Monitoring Organization (ENEMO) 229 vëzhgues; Association of European Elections Officials (ACEEO) 1 vëzhgues; Japoni (JNIV, organizatë ndërkombëtare) 14 vëzhgues; European Union Special Representative (EUSR) 17 vëzhgues.  

Numri i vëzhguesve të deritashëm të akredituar, është: 31.273 vëzhgues.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)