15 Janar 2025

KQZ akrediton 29 mijë e 264 vëzhgues

Prishtinë, 9 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:

160 vëzhgues nga 8 Ambasada,
301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,
8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,
3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),
1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,
468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe
36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)