10 Maj 2025

KQZ akrediton 125 vëzhguesve për zgjedhjet në veri

Prishtinë, 18 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e trembëdhjetë në vitin 2014 të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.

Fillimisht KQZ mori vendim për akreditimin edhe të 125 vëzhguesve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut të dy Ambasadave; një organizate ndërkombëtare; tre subjekteve politike; dhe tri organizatave lokale.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori edhe disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut që do të mbahen më 23 shkurt 2014, dhe atë për:

·    Procedurat për pranimin dhe dorëzimin e materialit zgjedhor në Komisionin Komunal Zgjedhor;

·    Pagesat e Këshillave të Vendvotimit; dhe

·    Procedurat e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)