20 Janar 2025

KQZ, 360 mijë euro për informimin e votuesve

Prishtinë, 15 maj - Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor (SKQZ) ka marrë vendim që tenderin për informim publik për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit në vlerë prej rreth 360 mijë euro t’ia japë në fondacionit MDA me procedurë të negociuar.

Përderisa në zgjedhjet lokale mbi 100 mijë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, partitë politike shpresojnë që në këto zgjedhje qytetarët të jenë më të informuar, në mënyrë që votat e tyre të mos shkojnë huq.

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë për gazetën “Zëri” se shumë shpejt do të fillojë kampanja për informimin e qytetarëve rreth mënyrës së votimit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)