16 Janar 2025

KQZ, 30 mijë emra hiqen nga listat e votuesve

Prishtinë, 7 maj - Grupi i punës së Komisionit Qendror Zgjedhor ka realizuar një kontroll për të gjitha listat e votuesve, në të cilat kanë konstatuar parregullsi.

Sipas tyre, plot 30 mijë emra janë hequr nga lista pasi ishin emra njerëzish që mund të kishin vdekur ose që kishin hequr dorë nga nështetësia e Kosovës.

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Florian Dushi ka bërë të ditur se pastrimi i listave është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Ne jemi në fazën e përgatitjes së raportit përfundimtar. Numri i të vdekurve që janë larguar nga lista është rreth 20 mijë. Mbi 10 mijë persona tjerë e kanë ndërruar nënshtetësinë. Edhe ata tashmë janë larguar nga listat e votuesve”, ka thënë Dushi, shkruan \"Tribuna\".

Dushi ka bërë me dije se kontrolli i listave nuk do të ndalet me kaq, por do të ketë kontroll të vazhdueshëm pasi ka identifikuar persona që sapo kanë vdekur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)