16 Janar 2025

KPMSHCK avancon bashkpunimin me Avokatin e Popullit

Prishtinë, 31 janar - Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës,  Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarja e Këshillit znj. Gjylinaze Gola, janë takuar sot me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Në këtë takim, Kryetari Manaj e njoftoj Avokatin e Popullit lidhur me realizimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit të Pavarur, rreth zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë si dhe për nevojën e ruajtjes së pavarësisë institucionale të institucioneve të pavarura kushtetuese gjatë zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë.

Avokati i Popullit, z. Jashari e njoftoj Kryetarin e Këshillit, z. Manaj lidhur me të arriturat e Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe nevojën e koordinimit ndërinstitucional.

Krerët e dy institucioneve janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimin në kuadër të përgjegjesive kushtetuese dhe ligjore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)