27 Dhjetor 2024

Kouchner sot viziton Kosovën

Prishtin, 1 Mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernar Kouchner, do të arrijë sot për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve, si dhe do t'iu drejtohet me një fjalë rasti ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës.

Ish shefi i parë i UNMIK ut në Kosovë, përveç se do të takohet me krerët e shtetit, në një seancë solemne do të flasë edhe në Kuvendin e Kosovës.

 

Ndërkaq, të martën Kouchner do të takohet me krerët e lartë të institucioneve të vendit, presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni.

Kouchner së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati do të vizitojë komunën e sapoformuar të Graτanicës dhe do të bisedojë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian Piter Fejth, si dhe me shefin e EULEX it, Iv de Kermabo.

Kushner paraditen e së hënës do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, nënkryetarin e Qeverisë për integrime evropiane Bozhidar Gjeliq dhe shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiq.

Temë qendrore e bisedimeve me zyrtarët më të lartë serbë, do të jetë intensifikimi i raporteve bilaterale dhe angazhimi i Francës në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit, si dhe përmirësimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 


Ditë më parë, ministri Kouchner, tha se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është kusht për integrimin e Beogradit në BE. Mirëpo, ai theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemeve të Serbisë me të gjitha shtetet fqinje të saj.


Në një intervistë për mediat serbe, Kouchner ka thënë se - për Francën pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa ka shtuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për Serbinë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë, Kouchner ka përsëritur faktin se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me fqinjët e saj para se të hyjë në BE – duke potencuar, “me të gjithë fqinjët e saj”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)