Kouchner: Kurrë nuk kam dëgjuar për Shtëpinë e verdhë
Prishtinë, 9 nëntor - Ish ministri i Jashtëm i Francës dhe shefi i administratës së UNMIK-ut në Kosovë në periudhën e parë të vendosjes së administratës së Kombeve të Bashkuara Bernard Kouchner, ka mohuar se ka dëgjuar ndonjëherë për të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë në Shqipëri, ku sipas pretendimeve të Dick Martit, është bërë trafiku i organeve të serbëve të zënë rob nga ana e UÇK-së.
Unë kurrë nuk kam dëgjuar për trafik organesh kur kam qenë shef i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, është shprehur Kouchner.
Kemi pasur 45 mijë ushtarë në rajon, përfshi edhe në Shqipëri, kishim policinë dhe gjithë stafin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk dëgjuam për këtë trafik organesh, u ka thënë të premten mediave Kushner, gjatë një qëndrimi në Prishtinë