Kosumi merr pjesë në Samitin e Paqes në Seul
Seul, 18 shtator - Ish-Kryeministri Bajram Kosumi po merr pjesë merr pjesë në samitin botëror World Alliance of Religions Peace 2014, i cili po mbahet për herë të parë në Seul të Koresë, nga 16 deri më 19 shtator.
Në Samit marrin pjesë personalitete të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende të botës, në mesin e të cilëve edhe Emil Constantinescu, ish-President i Rumanisë, Stipe Mesiq, ish-President i Kroacisë, R. Mejdani, ish-President i Shqipërisë, G. Ahrent, ish Kryeministër i Irlandës, Haris Silajdjic, ish-President i Bosnjë e Hercegovinës e shum lider të tjerë politikë e fetar nga mbarë bota nënshkruan deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave. Gjatë këtij takimi Kosumi takoi shumë ish presidentë, ish kryeministra dhe liderë të lartë fetarë nga mbarë bota.
Ne njërën prej seancave Kosumi e mbajti fjalimin e tij, ne te cilin foli për përvojën e Kosovës dhe zhvillimin e saj nga një zonë krize në një vend të lirë.
Më 18 shtator liderët pjesëmarrës nënshkruan Deklaratën e Paqës, midis te cilëve edhe Kosumi.
Në këtë samit po marrin pjesë edhe E. Konstantinesku, ish-President i Rumanisë, S. Mesic, ish President i Kroacisë,R. Mejdani, ish-President i Shqipërisë, G. Ahrent, Ish-Kryeminister i Irlandes, H. Silajdjic, ish President i BeH e shume liderë te tjerë politikë e fetarë nga mbarë bota, nënshkruan Deklaratën për Paqe dhe për ndalim e luftërave.