"Kosovo The Young Europeans merr mirënjohje ndërkombëtare
Prishtinë, 24 shkurt - Kampanja për Brending të Kosovës Kosovo, The Young Europeans vazhdon të shpërblehet me mirënjohje nderkombetare edhe këtë vit.
Pasi që në shtator të vitit të kaluar u shpall si kampanja me e mirë në botë nga M&M Awards për vitin 2010, javën e kaluar fitoi Medaljonin e Bronztë për vitin 2011, nga AME Awards 2011 me seli në Amerikë.
Ekrem Tahiri, drejtor ekzekutiv i kompanisë PR Solutions, partner vendor i BBR Saatchi & Saatchi në kampanjen për brending të Kosoves tha se vazhdimi i marrjes së shpërmblimeve ndërkombëtare siç është edhe kjo nga AME Awardsnga SHBA, është një deshmi e punes shumë të mirë që është bërë nga konzorciumi por edhe një shytje me shumë për të vazhduar me këtë nivel të punës.
Kampanja ka kriju nje bazament solid per te vazhdu me pune ne krijimin e nje imazhi me te mire per vendin tone dhe ne besojme shume se me implementimin e fazes se dyte dhe te trete te kampanjes efektet do te ishin shume te mira, tha Tahiri.