22 Janar 2025

Kosovës i duhet përmirësimi i sundimit të ligjit

Prishtinë, 3 janar - Diplomati britanik Ian Cliff kërkon monitorim të pushtetit në Kosovë. Ai ka thënë se një gjë e cila është shumë e rëndësishme për Kosovën, është përmirësimi i sundimit të ligjit.

Ambasadori Cliff po ashtu ka theksuar se Qeveria e re do të duhet ta shtojë Këshillin Gjyqësor si një agjenci të tretë e cila do të mund ta monitorojë sundimin e ligjit në Kosovë.

\"Një gjë shumë e rëndësishme për Kosovën është edhe përmirësimi i sundimit të ligjit, andaj këtu do të shtoja edhe një agjenci të tretë, të cilën Qeveria e re do të duhet ta shtojë, që është Këshilli Gjyqësor, i cili duhet të jetë më i pajisur.\"

\"Duhet të ketë njerëz të cilët e kuptojnë se si funksionon Këshilli Gjyqësor. Dhe, më e rëndësishmja është që duhet të jenë njerëz me një të kaluar të pastër, që nuk kanë tani dhe nuk kanë pasur edhe në të kaluarën probleme me ligjin\", ka thënë Ian Cliff për Kosova Sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)