Kosovën deri më tash e kanë njohur 104 shtete
Prishtinë, 22 nëntor - Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj thotë se Republikën e Kosovës deri më tash e kanë njohur 104 shtete, derisa mohon të jetë shtyrë me bërryla me zëvendëskryeministrin Behxhet Pacolli se kush po sjell më shumë njohje.
Ai e pranon se mund të ketë pasur keqkuptime me të, por jo edhe rivalitet.
Në një intervistë dhënë Zërit, shefi i diplomacisë mohon që në dikasterin që drejton të ketë punësuar nipa, dajë, miq e jarana të PDK-së, përjashtim thotë se e ka të punësuar vetëm një të afërme si asistente të tijën.
Hoxhaj gjithashtu mohon që PDK në zgjedhjet e fundit të ketë shënuar rënie të votave, derisa Suharekën prej nga vjen, thotë ta kenë humbur me nder.
Për humbje të elektoratit, ai nuk e bën përgjegjës Kadri Veselin, sikurse nuk e pranon që largimi i Krasniqit dhe Limajt nga PDK-ja ka të bëjë me humbjen e rreth 40 mijë votave.
Ai nuk e përjashton mundësinë që mandatin e ardhshëm PDK për partnerë ta ketë AAK-në e Haradinajt.
/Zëri/