Kosovalive organizon punëtori për votuesit e rinj
Qëllimi i këtyre punëtorive është angazhimi i të rinjve në procesin zgjedhor përmes votimit, ngritjes së çështjeve dhe sfidave që ata i shohin si barrierë për angazhimin e tyre në procesin elektoral dhe rritjes së vetëdijes ndaj korrupsionit në zgjedhje. Realizimi i punëtorive mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Punëtoria e parë mbahet më 30 shtator në Prishtinë. Në Gjilan punëtoria mbahet më 7 tetor, ndërsa në Ferizaj, Graçanicë dhe Prizren më 14 tetor.
Tri punëtoritë e fundit do të mbahen më datën 21 tetor në Pejë, Mitrovicë të Veriut dhe në Gjakovë. Punëtoritë fillojnë në orën 10:00. Dreka është e përfshirë dhe mbulohet nga Kosovalive.
Personat e interesuar mund ta plotësojnë formularin në linqet e poshtëshënuara, varësisht nga komunat ku jetojnë. Për detajet, të përzgjedhurit do të njoftohen përmes e-mailit.