Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Tajlandën
Prishtinë, 22 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar sot deklaratën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës.
Në deklaratë thuhet:
Me dëshirën për të promovuar dhe përforcuar marrëdhëniet shoqërore në mes të dy shteteve dhe në mes të dy popujve, në pajtim me parimet e barazisë, respektit të dyanshëm për sovranitet, pavarësi, integritet territorial dhe për mos-ndërhyrje në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit, dhe të udhëhequr nga parimet, dhe
Normat e mishëruara në Kapitullin e Kombeve të Bashkuara, Konventa e Vjenës për Marrëdhënie diplomatike të 18 prillit 1961 dhe ligjit ndërkombëtar.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Tajlandës kanë vendosur që të lidhin marrëdhënie diplomatike nga 22 nëntori 2013 dhe të shkëmbejnë përfaqësues diplomatik në nivel ambasadorësh në një të ardhme të afërt.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës