Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Malajzinë
Prishtinë, 23 mars - Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Malajzinë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shpreh respektin e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe popullit e Malajzisë, duke iu referuar notës së fundit AY 05/11 të datës 8 mars 2011 dhe ka nderin ti përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malajzisë pëlqimin tonë për të vendosur marrëdhënie diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.
Me këtë vendosje të marrëdhënieve diplomatike, Republika e Kosovës dha pëlqimin që Ambasada e Malajzisë në Romë të mbulojë edhe Republikën e Kosovës.