18 Janar 2025

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Ishujt Marshall

Tokio, 27 tetor – Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Ishujve Marshall. Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme i Ishujve Marshall, Phillip H. Muller dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike është zhvilluar në Tokio.

Në aktin e marrëveshjes shprehet vullneti i Qeverisës së Kosovës dhe Qeverisë së Ishujve Marshall për të promovuar lidhjet e miqësisë dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës më 17 Prill 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)