Kosova vendi më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari
Prishtinë, 18 korrik - Sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ka shkruar në Twitter kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ai ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Kurti ka shkruar se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.
“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.