Kosova u bën thirrje bashkëatdhetarëve të shmangin kalimin nëpër Serbi
Prishtinë, 14 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje emigrantëve që kthehen në atëdhe të shmangin kalimin nëpër Serbi për shkak të situatës së tensionuar politike.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria për Punët e Jashtme dhe Diasporën u bëri thirrje shtetasve kosovarë që të njoftojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një njoftim të dytë.