18 Janar 2025

Kosova të intensifikoj marrëdhëniet dhe përfitoj nga Këshilli i Evropës

Prishtinë 20 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë,  Isabelle Gallucci. Hoxhaj ka vlerësuar lartë qasjen konstruktive që zyra e KiE-së në Prishtinë ka luajtur në realizimin e projekteve dhe asistencën e rëndësishme që i ka ofruar Kosovës.

Me këtë rast ministri Hoxhaj është shprehur se “Kosova është e interesuar të zhvillojë marrëdhëniet dhe të përfitojë nga ekspertiza e Këshillit të Evropës me qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”.

Ministri Hoxhaj dhe Gallcuci çështje me prioritet i kanë vlerësuar projektet e KiE-së me theks në programin më të fundit të njohur si “Lehtësimi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Ky program mundëson që Kosova të përfitojë në ngritjen e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe përmirësimin e gjendjes së burgjeve në kuadër të  mekanizmit monitorues për parandalimin e torturës si dhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe përfshirjen e komunitetit RAE në edukim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)