30 Dhjetor 2024

Kosova të dalë me propozim për Asociacionin

Prishtinë, 6 qershor - Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën “Die Presse”, tha se SHBA-ja është duke pritur nga Kosova një draft për atë se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, si dhe për situatën në veri të Kosovës.

Ai tha se Asociacioni përmendet në marrëveshjen e Brukselit, në konkluzionet e Këshillit Evropian dhe gjithashtu edhe në marrëveshjen e Ohrit.

Emisari amerikan theksoi se nëse Kosova s’dëshiron një Republikë Serbe si në Bosnjë, atëherë duhet ta japë draftin e vet, ndërsa shtoi se është koha që ajo të tregojë se çfarë dëshiron. Emisari amerikan: Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, nuk varet nga ai.

I pyetur se cilat janë hapat për të ulur tensionet në veri të Kosovës, Escobar tha se duhet thyer ciklin e dhunës.

 “Qeveria e Kosovës nuk duhet t'i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqja e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet - jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë."

"Dhe atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetar bashkie”, ka deklaruar, mes tjerash, Escobar në “Die Presse”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)