Kosova synon të jetë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur
Prishtinë, 28 gusht - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti sot në takim Ambasadorët reprezentues të; ShBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, anëtar themeluese të Partneritetit për Qeverisje të Hapur Open Governement Partnership (OGP). Me këtë rast u diskutuan mundësitë dhe parakushtet në mënyrë që Kosova të përgatitet për anëtarësim në këtë Organizatë.
Ministrja Çitaku gjatë takimit e arsyetoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë vetëm se do ta fuqizonte një qeverisje më transparente, efektive dhe më të përgjegjshme me institucione që fuqizojnë qytetarët dhe janë të përgjegjshme për aspiratat e tyre.
Ndërlidhje kjo ndërmjet udhëheqjes politike, njohurive teknike dhe përpjekjeve të vazhdueshme dhe investimeve të qëndrueshme të përcjellura me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.
Ambasadorët njëzëri çmuan iniciativën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë e Partneriteti për Qeverisje të Hapur, dhe për ti kontribuar sa më shumë zhvillimit të vendit dhe raporteve me shtetet anëtare të OGP. Po ashtu, ambasadorët shprehën përkrahjen e tyre të plotë, që do ta ketë Kosova në iniciativën për anëtarësimin në këtë Organizatë.