19 Janar 2025

Kosova sot shënon 6 vjetorin e miratimit të Kushtetutës

Prishtinë, 9 prill - Me rastin e shënimit të 6-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, do të organizojë ceremoni solemne në të cilën do të mbaj një fjalë rasti edhe kryeministr, Hashim Thaçi.

Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, akti më i lartë juridik i vendit nuk zbatohet në veri të Kosovës, madje konstatime të shpeshta dëgjohen se ai shkelet edhe nga ata që janë më përgjegjësit për ta mbrojtur dhe  për ta zbatuar.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Po për të shënuar këtë ditë edhe Qendra për të Rinjtë e Kosovës organizon një  konferencë tematike “Gjashtë vjet Kushtetutë”. 

Panelistë në këtë konferencë do të jenë Arsim Bajrami – hartues i Kushtetutës së Republikës së Kosovës,  Gjyljeta Mushkolaj – anëtare e Komisionit hartues kushtetues dhe  Osman Ismaili – ekspert i jashtëm në hartimin e Kushtetutës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)