06 Maj 2024

Kosova sot përmbyll përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 10 shtator - Sot në ceremoni të veçanta pritet të përmbyllet edhe formalisht procesi i përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni historike për Kosovën mes të tjerëve do të jenë prezentë ish i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari si dhe komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle.

Në ditën e parë të seancës solemne të Parlamentit të Kosovës do të flasin ish i dërguari special i OKB-së Marti Ahtisari , presidentja kosovare Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ndërsa komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle do të mbajë një fjalim në konferencën që organizon në Prishtinë Instituti "Iniciativa Evropiane për Stabilitetin".

Ndërkohë në ditën e dytë do të zhvillohet një videokonference ku do të flasë ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe eurodeputetja Ulrike Lunacek.
 
Nderkaq po sot Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND) pritet që, të marrë vendim për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësië së Kosovës.

Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Qëllimi i këtij grupi ishte implementimi i plotë i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, dokument ky që ishte përgatitur nga i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari, më 26 mars të vitit 2007.

Zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtar kanë vlerësuar se kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008.

Tashmë, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar pakon e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat shpallet përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Në takimin e sotëm pritet edhe vendimi për mbylljen e Zyrës Ndërkombëtare Civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)