16 Janar 2025

Kosova sot feston 5 vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Me aktivitete të ndryshme në gjithë vendin, Kosova sot feston 5 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Rrugët, sheshet dhe ambientet e hapura dhe të mbyllura janë veshur me flamuj të Kosovës, flamuj kombëtar dhe të vendeve që ndihmuan shpalljen e pavarësisë. 

Simbolit të pavarësisë së Kosovës “Newborn” i është rikthyer ngjyra me një ndryshim të vogël, ndërsa për sot janë paralajmëruar se do të organizohen një sërë koncertesh që do t’i argëtojnë qytetarët.

Kuvendi i Kosovës njoftoi se përfaqësuesit e popullit festën e pavarësisë do ta shënojnë me një seancë solemne ditën e sotme, në të cilën do të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje.

Në këtë seancë solemne, e cila do të nisë në orën 15:00, në orën e nisjes së seancës historike të 17 Shkurtit 2008, përveç deputetëve aktualë dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës, do të marrin ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë si dhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare kosovare.

Më 17 Shkurt të vitit 2008, u plotësuan ëndrrat shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi dhe për një shtet të ri të Kosovës, duke ndërruar kështu historinë e këtij vendi dhe duke e shndërruar atë në shtet të pavarur dhe sovran.

Pas pesë vitesh, Kosova është njohur nga me shume se 90 shtete, ndër to edhe vendet më me ndikim, me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë.

Megjithatë, ky numër vlerësohet të jetë ende i vogël për aspiratat e shtetit më të ri evropian. Po ashtu, Kosova vazhdon të ballafaqohet ende me sfida të sundimit të rendit dhe ligjit, shkallë të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar dhe mungesës së shtrirjes së sovranitetit në veri të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)