22 Janar 2025

Kosova sot do të bëhet me institucione të reja

Prishtinë, 8 dhjetor - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet qe sot paradite të nënshkruajnë marrëveshjen e plotë për bashkëqeverisje, ndërsa në mesditë të mblidhet parlamenti i Kosovës për të vazhduar procesin e ndërtimit të institucioneve. 

Liderët e këtyre dy partive, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa diskutuan gjatë ditës së dielë për disa orë për ndarjen e pushtetit.

Thaçi ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se nënshkrimi i marrëveshjes se koalicionit do të bëhet sot ne ora dhjetë në Parlamentin e Kosovës, dhe se ata janë pajtuar që ndërtimi i institucioneve qendrore të bëhet menjëherë pas nënshkrimit te marrëveshjes, po ditën e hënë.

Ata nuk kanë dhënë hollësi rreth mënyrës së ndarjes së pushtetit ndërmjet këtyre dy partive të cilat më 19 nëntor qenë marrë vesh për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.

Lidhja Demokratike që nga 19 nëntori ka përsëritur qëndrimin se marrëveshja mund të funksionojë vetëm nëse ata e marrin postin e kryeministrit të Kosovës.

Po ashtu sot në mesditë pritet vazhdimi i seancës parlamentit që duhet të zgjedhë udhëheqjen e tij dhe pas kësaj pritet që të vazhdojë procesi i ndërtimit të qeverisë së re të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)