Kosova solidarizohet me Italinë
Prishtinë, 17 mars - Në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosëm flamurin e Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga Coronavirus. U raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve janë afër 400.
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësa​j pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë.
Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfoj.
Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjenë me ta.