16 Janar 2025

Kosova s’ka përmbushur edhe 164 kushte për liberalizim të vizave

Prishtinë, 14 prill - Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi akoma nuk ka përmbushur edhe 164 veprime, me të cilat i kushtëzohet Kosovës liberalizimi i vizave.

Veprimet janë të shpërndara në pesë blloqe, ndërsa 66 prej tyre janë paraparë të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe të rendit publik.

Kryeministri Hashim Thaçi kishte premtuar që brenda 15 muajve të mandatit aktual qytetarët e Kosovës do të udhëtonin pa viza në zonën Schengen.

Kjo periudhë kohe ka shkuar prej një viti. E Qeveria e tij akoma nuk ka përmbushur edhe 164 veprime, me të cilat i kushtëzohet Kosovës liberalizimi i vizave.

Sipas Koha Ditore, të gjitha është paraparë të përmbushen brenda 2013-s. Për të gjitha hallkat, luftimi i korrupsionit është identifikuar si kushti kryesor që duhet përmbushur Kosova, në kompensim të heqjes së vizave.

Është paraparë të hartohen ligje të reja e të ndryshohen dhe të plotësohen ligje në fuqi, të hartohen shumë akte nënligjore, të ndërmerren aktivitete hetimore kundër korrupsionit, të përgatiten statistika që vërtetojnë përkushtimin për ta luftuar këtë praktikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)