Kosova siguron njohjen e 77-të
Prishtinë, 22 korrik - Republika e Kosovës pritet ta pranojë njohjen e 77-të që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Burime qeveritare bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një shtet afrikan, i cili ka njohur Kosovën.
Pritet që formalitetet për këtë pranim të pavarësisë të kryhen deri në mesditë, dhe kredencialet të bëhen publike nga ekzekutivi.
Njohja e fundit për Kosovën erdhi me 8 qershor nga Andorra.