17 Janar 2025

Kosova shpreh solidaritetin e plotë me Italinë

Prishtinë, 30 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi Italinë qendrore,  duke lënduar dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Qeveria e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët dhe Qeverinë Italiane, në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, shpreh gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)