23 Dhjetor 2024

Kosova shpreh mbështetjen dhe rreshtimin e menjëhershëm në anën e Ukrainës 

Prishtinë, 14 mars - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Kreshnik Ahmeti ka zhvilluar sot një telefonatë me homologen e tij ukrainase, znj. Emine Dzhaparova. 

Në këtë bisedë z. Ahmeti njoftoi znj. Dzhaparova për rreshtimin e Republikës së Kosovës në përkrahje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. 

Ai përmendi sanksionet të cilat Kosova tashmë i ka vendosur dhe gatishmërinë për t’i shtuar ato në koordinim me ShBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare.

Gjithashtu, ai përmendi edhe ndihmën që Republika e Kosovës po e ofron në këtë situatë duke strehuar 20 gazetarë, duke larguar përkohësisht regjimin e vizave për qytetarët ukrainas dhe duke treguar gatishmëri për strehimin e 5000 refugjatëve. 

Znj. Dzhaparova falenderoi Republikën e Kosovës për mbështetjen dhe për rreshtimin e menjëhershëm në anën e Ukrainës. 

Nga Ukraina, ajo e njoftoi z. Ahmeti për situatën e rëndë humanitare të shkaktuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse dhe për rezistencën e fortë që po e bëjnë ukrainasit. Kriza humanitare e shkaktuar nga Federata Ruse, veçanërisht në qytete si Mariupol ku qytetarët po mbahen peng nga rrethimi rus, po thellohet çdo ditë e më shumë. 

Zëvendësministri Ahmeti përcjelli ngushëllimet e sinqerta të Qeverisë së Republikës së Kosovës për viktimat e agresionit rus dhe të dy u pajtuan që t’i vazhdojnë komunikimet e rregullta për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)