Kosova shënon sot Ditën e Presidentit
Fillimisht Presidentja Osmani së bashku me ish-Presidentët Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Atifete Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Po ashtu gjatë ditës se sotme Presidentja Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.
Me pas Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë edhe Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.
Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, 24 Maji, lidhet me një datë shumë të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira nacionale për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Përveç që shënon ditën e postit më të lartë të shtetit, të një vendi, ajo simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit.