23 Janar 2025

Kosova shënon sot 7 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Republika e Kosovës si shteti me i ri i Evropës e njohur tash me nga 108 shtete të botës, sot feston përvjetorin e shtatë të Pavarësisë. 

Për 7 vjet shtet, Kosova tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Komitetin Olimpik dhe shume institucione tjera ndërkombëtare.
 
 Kuvendi i Kosovës sot me rastin e 17 Shkurtit, do të mbajë një seancë solemne, ku pritet të flasin kryeparlamentari, Kadri Veseli, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa.   

Për këtë përvjetor, krerët e shtetit të Kosovës kanë marrë edhe urime nga burrështetas botëror. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

\"Çdo vit, vazhdoj të impresionohem me përparimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe shumetnike. Zgjedhjet historike parlamentare në qershor ia kanë dëshmuar botës përkushtimin e Kosovës për proceset demokratike në të gjithë vendin\", ka theksuar Obama.

Presidenti Obama ka shtuar me tej se Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj.  

Ndryshe me 17 shkurt të vitit 2008 në një seancë solemne Kosova u shpall shtet i pavarur që deri në atë kohë administrohej nga UNMIK-u.

Shpalljes së Pavarësisë i ka paraprirë një proces i gjatë që nga viti 1989 por edhe më herët ku popullata shqiptare nuk iu ka bindur asnjëherë regjimit komunist dhe atyre serbë të ish-Jugosllavisë.

Pas suprimimit të autonomisë në vitin 1989 nga ish diktatori Sllobodan Milosheviq, popullata shqiptare u përjashtua nga puna, nxënësit nga shkollat kështu që u krijuan institucione paralele. Në atë kohë dolën edhe partitë e para politike si LDK-ja, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Ai ushtronte politikë paqësore dhe mundohej që me këto mjete të arrihej deri te pavarësia.

Duke e parë represionin e vazhdueshëm të policisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullit shqiptar filluan të dalin grupet e para të armatosura ku edhe dolën publikisht më 28 nëntor 1997 në Llaushë të Drenicës me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në vitin 1998 filluan sulmet e policisë mbi fshatrat ku qëndronte UÇK-ja për tu zgjeruar edhe në gjithë territorin e Kosovës.

Në mars të vitit 1999 NATO filloi sulmet ajrore mbi Serbinë pas marrëveshjes së Rambujesë e nënshkruar vetëm nga pala kosovare.

Gjatë luftës së fundit u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, shumë u plagosën, më shumë se një milion njerëz u deportuan ndërsa u dogjën shumë shtëpi dhe shkolla, shkruan KosovaPress.

Në qershor të vitit 1999 Serbia pranoi kapitullimin dhe nga ky moment filloi një kthesë e re për shqiptarët.

Kosova administrohej nga UNMIK-u, UÇK u çarmatos e cila u shndërrua në TMK, që kishte rolin si organizatë civile me kompetenca të vogla.

Për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës OKB angazhoi ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari i cili propozoi një plan gjithëpërfshirës për statusin Kosovës me një pavarësi të mbikëqyrur ushtarake ndërkombëtare.

I gjithë procesi u dakordua me Prishtinën dhe u miratua shpallja e koordinuar e pavarësisë ndërmjet Uashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës, sipas planit të Ahtisaarit.

Kështu, Bashkimi Evropian miraton dërgimin e misionit civil në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e pakos së Ahtisaarit dhe për të siguruar sundimin e ligjit në shtetin më të ri të familjes evropiane. Pas këtij hapi, Kosova shpall pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Po në këtë vit Kosova u bë me Kushtetutë, ndërsa një vit më vonë TMK u transformua në FSK por me kompetenca si të njëjta. Pritet që Kuvendi të miratojë ligjin ku FSK të shndërrohet në ushtri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)