Kosova shënon 21 vjetorin e çlirimit
Prishtinë, 12 qershor - Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë solemne.
Pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës.
Për nder të kesaj dite Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dr.Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë do të vendosin lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”.
Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës i cili ndodhet në përkrah Stacionit të Policisë Qendra në Prishtinë.
Po sot Kryetarja e Kuvendit dr. Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma vizitojnë Trenin e Eksodit në Bllacës,