21 Dhjetor 2024

Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Republika e Kosovës sot shënon 15-vjetorin e pavarësisë, ku gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete të shumta.

Aktivitete të shumta me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizohen nga Qeveria, Kuvendi, Presidenca dhe nga të gjitha komunat e tjera anekënd Kosovës.

Dita do të nisë me mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës.

Më pas, agjenda shtetërore vazhdon me nderime te monumenti i të pagjeturve, homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, në Prishtinë, për të vazhduar me homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Edhe Kuvendi do të mbajë seancë solemne, ku veç tjerash, fjalë rasti do të mbajë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Homazhet do të vazhdojnë te memoriali i policëve të rënë në detyrë dhe te memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

Gjatë kësaj dite po ashtu sheshet kryesore të Prishtinës do të parakalojnë kuadratet e Forcës së Sigurisë Kosovës, ndërsa me pas do të bëhet ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të organizon pritje shtetërore dhe me pas në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet Koncerti i Pavarësisë, i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)