Kosova shënon 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Prishtinë 17 shkurt - Republika e Kosovës sot shënon 12-vjetorin e pavarësisë te shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe të
njohur nga 116 shtete.
Kosova do të shënojë këtë përvjetor të
pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja
Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen
Demokratike të Kosovës (LDK).
Institucionet shtetërore kanë
paraparë disa aktivtet për shënimin e kësaj ditë duke filluar me
ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetëror, Kryeministri Albin Kurti
dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Kurti e Osmani me pas do të
vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i
ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Me pas do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Të
pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të
Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe
të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.
Gjithashtu Kurti e Osmani do të
vizitojnë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ku edhe do të iu drejtohen
trupave të FSK-së me fjalë përshëndetëse.
Po ashtu në nder të Pavarësisë se Kosovës edhe Komunat do të organizojnë seancë solemne si
dhe do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.