23 Janar 2025

Kosova shënoi 7 vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës

Prishtinë, 7 prill - Udhëheqësit e Institucioneve të Republikës Kosovës në një ceremoni kanë shënuar sot shtatë vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës së Republikës.

Akti më i lartë juridik është nënshkruar më 9 prill të vitit 2008.

Presidentja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar këtë si njërën ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës sipas saj është ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, ditë në të cilën 7 vjet më parë u vunë themelet e shtetit tonë mbi premtimin se në realizimin e ëndrrës tonë për Kosovën shtet, vendin tonë do ta bëjmë vend të lirë, të pavarur, demokratik e të përparuar. 

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës u aprovua si domosdoshmëri e kohës që do ta mundësonte krijimin e Kosovës së pavarur, por edhe si akt i cili ngërthen tërë sakrificën dhe angazhimin e gjeneratave të tëra, që punuan e u flijuan që ne – të gjithë ne - të frymojmë të lirë, që të jemi zot të vetvetes”, ka thënë Jahjaga.

Sipas saj, qytetarët duhet të jenë krenarë që kanë një Kushtetutë, e cila “shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës”.

\"Sot, kur po e shënojmë këtë përvjetor, dua t’i inkurajoj të gjithë ata që punojnë e guxojnë në bazë të parimeve e normave të kësaj kushtetute, që të vazhdojnë punën dhe shembullin për ta ndërtuar shtetin e së drejtës.\"

\"Shteti i së drejtës duhet të jetë mision i përhershëm i të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe realizimi i këtij nocioni e vetmja garanci që do ta bëjë Kosovën koncept të qëndrueshëm\", ka theksuar Jahjaga.

Kryeministri Isa Musatafa ka thënë, në anën tjetër, se Kushtetuta është një sublimim i heroizmit dhe mosnënshrtimit që ka treguar populli kosovar për vite dhe shekuj.

\"Do ta ushtrojmë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por poashtu, do të shfrytëzojmë këtë sovranitet për t’iu krijuar qytetarëve tanë jetë më të mirë dhe më të begatshme, të gjithë atyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore ose ndonjë përkatësi tjetër.\"

\"Duke shpresuar për një të ardhme të sigurt më të mirë, shfrytëzoj edhe këtë rast të shprehë zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj se do të punojmë pa kursyer asgjë, që ta ndërtojmë Kosovën tonë si një vend të lirë, demokratik dhe paqedashës, të qytetarëve të barabartë me një të ardhme euroatlantike\", ka thënë Mustafa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)