Kosova shembull i bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare
Prishtinë,
4 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e
EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Jakup Krasniqi.
Kosova, bartësit e institucioneve si dhe
qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull te respektimit dhe
bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare.
Njëjtë
do te veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të
cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.
Qeveria
e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e
të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.