23 Janar 2025

Kosova rrezikon të shkojë drejt anarkisë

Prishtinë, 18 mars - Kosova po rrezikon të shkojë drejt anarkisë. Kjo për faktin se Gjykatat Themelore janë futur në ditën e 14-të të grevës, ekzistojnë ndasi të mëdha në Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit vazhdon të mos akreditohet për gati një muaj.

Por jo vetëm kaq, telashe të mëdha kishte edhe Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik i vendit rreth vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve dhe mungesës së kuorumit në marrjen e vendimeve të saj, shkruan “Zëri”.

Gjithë këtë situatë kaotike në sistemin e drejtësisë e ka komentuar edhe vetë kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, sipas të cilit greva e gjyqtarëve e ka rënduar gjendjen në sektorin e gjyqësisë.

Për këtë situatë të krijuar ai e fajësuar Qeverinë e Kosovës që, sipas tij, nuk po i adreson seriozisht kërkesat e gjyqtarëve.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)