17 Janar 2025

Kosova rrezikon të mbetet pa marrëdhënie kontraktuale me BE-në

Prishtinë, 12 qershor - Kosova rrezikon të mbetet pa marrëdhënie kontraktuale me BE-në edhe pas samitit të radhës të shefave të shteteve anëtare.

Qeveria e vendit më e izoluar në Evropë, pret që më 28 qershor në samitin e BE-së, shtetet anëtare të votojnë pro rekomandimit të Komisionit që me Kosovën të nisin negociatat që do të çonin drejt Marrëveshjes së Stabilizim–Asocimit, por një vendim i tillë rrezikon të mos merret, shkruan “Tribuna”.

Komisioni Evropian, pos MSA-së për Kosovën, ka rekomanduar që shtetet anëtare t`i japin edhe Serbisë datën e dialogut për anëtarësim.

Vendimi nga 27 shefat e qeverive është kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjes për veriun të arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic.

Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të refuzimit të Serbisë, por burime diplomatike i kanë thënë Tribunës se në një situatë të tillë vështirë se Këshilli Evropian mund të marrë vendim pozitiv vetëm për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)