Kosova rrezikon partneritetin me BE-në
Prishtinë, 23 tetor - Kosova rrezikon të humbasë partneritetin me Bashkimin Evropian, me vonesën që liderët partiakë po bëjnë për tejkalimin e bllokadës politike.
Paralajmërimet e ditëve të fundit nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, se vonimi në formimin e institucioneve po nisë që të ketë ndikim në këto marrëdhënie, nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po vlerësohen të jenë shumë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejtë shtëpisë së madhe evropiane.
Për njohësin e integrimeve evropiane, Avni Mazreku, mungesa e institucioneve shtetërore ndikon drejtpërdrejtë në politikat e BE-së karshi Kosovës, dhe dëshirës së kësaj të fundit për tu bërë sa më parë pjesë e strukturave të BE-së.
Mungesa e institucioneve ndikon në kapacitetet që duhet të ketë vendi për të filluar hapat drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë po afekton edhe në politikën e zgjerimit të BE-së dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në të, ka thënë Mazreku.
/Tribuna/