04 Maj 2024

Kosova refuzon përfaqësimin me 1244

Mitrovicë, 10 janar - Kosova gjatë prezantimeve të veta në nisma regjionale e ndërkombëtare do të mbajë emrin e vet, por nën të do të ketë një fusnotë, e cila do të duhej të jetë e dakorduar në raundin e ardhshëm të dialogut me Serbinë.

Por, është pikërisht përmbajtja e kësaj fusnote ajo që duket se e ka bllokuar raundin e radhës të dialogut, i kanë thënë gazetës “Koha Ditore”, burime ndërkombëtare.

Lehtësuesi Robert Cooper dhe shtetet mbështetëse të dialogut në Bruksel po kërkojnë me ngulm që Kosova dhe Serbia në raundin e ardhshëm të merren vesh për formulën që do të mundësonte përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale e ndërkombëtare pa u penguar nga Serbia.

Qeveria e Kosovës, sipas burimeve ndërkombëtare, është pajtuar që Kosova të përfaqësohet me emrin e saj dhe me një fusnotë ku do të shkruhej se “nuk ka paragjykime të qëndrimit të shteteve ndaj statusit”, por Serbia nuk po bën kurrfarë kompromisi.

Sipas të njëjtit burim, pala serbe vazhdon të insistojë që fusnota të mbaj përshkrimin “Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”.

Pala kosovare refuzon përfaqësimin me 1244, ndonëse ka vende perëndimore që kanë kërkuar që një gjë e tillë të pranohet.

Sidoqoftë, burimet kanë shpjeguar se një numër i madh i shteteve mbështetëse të pavarësisë, të udhëhequr nga Gjermania, mbështesin refuzimin e Kosovës dhe po i bëjnë presion Serbisë që të heqë dorë nga Rezoluta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)