Kosova pritet të ketë njohje të reja

Prishtinë, 2 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se nuk dihet koha dhe vendi se kur do të ndodhë, por Kosova do të njihet edhe shtete të tjera.
Jemi falënderues për kontributin që i ka dhenë Kosovës Ekmeleddin Ihsanoğlu. Deri më tani shtetin e Kosovës e kanë njohur 31 vende të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. E njoftova sekretarin e OBI-së për njohjet e fundit që i kanë ardhur Kosovës, dhe për ato që do ti vinë në javët dhe muajit e ardhshëm. Njohjet ne nuk i bëjmë publike për publikun, por po punojmë më disa vende, tha Thaçi.
Sot Kosova si shtet i pavarur dhe sovran po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë, po arrin progres të jashtëzakonshëm, të pakrahasuar me vendet tjera për këtë periudhë të shkurtë të pas shpalljes së pavarësisë, periudhës pesë vjeçare.
\"Natyrisht se një prej sukseseve të periudhës së fundit, besoj që është edhe shpresë për të ardhmen e sigurt jo vetëm të Kosovës, por edhe të Serbisë dhe gjithë rajonit, është marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo pas 100 vitesh të konfliktit, e arritur për herë të parë në mes Kosovës dhe Serbisë\", ka theksuar Thaçi.
Kjo marrëveshje sipas tij është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, është e rëndësishme për Serbinë, për gjithë rajonin, për gjithë Bashkimin Evropian dhe të gjithë akterët që kanë investuar dhe mbështetur paqen dhe stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë dhe më gjerë.
\"Presim në ditët e ardhshme edhe Serbia ta aprovojë dhe të fillojë implementimi në terren i kësaj marrëveshje, implementim ky që do të ndryshojë gjërat për të mirë edhe në Kosovë, por para së gjithash për qytetarët që jetojnë në veri, që edhe ata të integrohen, të kenë një hapësirë të rendit dhe ligjit, të krijohet mundësi për organizimin e zgjedhjeve të lira, ti zgjedhin liderët e tyre legjitim, të kemi një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve qendrore dhe atyre lokale dhe të fillojmë me investime socio-ekonomike në mënyrë që të krijohen kushte më të mira, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të ët gjithë qytetarëve\", theksoi ai.
Sekretari i OBI-së, tha se është duke lobuar që shtetet anëtare të organizatës së tij ta njohin Kosovën sa më shpejtë.
Organizata jonë lobon në vazhdimësi për Kosovën, pasi të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shpresojmë se Kosova të anëtarësohet edhe në organizatën tonë, tha Ihsanoğlu.
OIC sipas tij ka qenë gjithmonë në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, pothuajse një e treta e shteteve që e kanë njohur Kosovën janë anëtarë të OIC, dhe së fundi Pakistani dhe Guanama e kanë njohur pavarësinë, dhe ne presim që në të ardhmen të ketë edhe njohje të reja.
OIC do të vazhdojë të mobilizojë shtete anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës.
\"Rezoluta jonë e fundit e takimit të ministrave të jashtëm dhe samitit tonë, me respekt ka përkrahur progresin e bërë drejt demokracisë në Kosovë, dhe punës institucionale që po bëhet, në shërbim të paqes dhe stabilitetit të vendit dhe të të gjithë rajonit\", ka theksuar Ihsanoğlu.
Këto rezoluta, kanë inkurajuar një bashkëpunim në mes të Kosovës dhe OIC-së , në institucionet ekonomike dhe financiare.
\"Ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkura , që të ketë anëtarësi të plotë në OIC, dhe me këtë dera për bashkëpunim ekonomik do të jetë plotësisht e hapur. Banka Zhvillimore e OIC-së do të jetë e gatshme të mbështes projektet e mëdha infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe çështjeve tjera socio-ekonomike\".