Kosova pritet të hapë edhe 4 ambasada të reja
Prishtinë, 26 korrik - Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës planifikon të hap ambasada në Afrikë, Amerikën Latine dhe në Australi. Gjithashtu, Kosova do të bëhet me përfaqësi diplomatike edhe në Podgoricë.
Shërbimi diplomatik do të zgjerohet në qendrat e mëdha politike. Mirëpo, mungesa e buxhetit mund të vonojë një pjesë të këtij plani.
Zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi ka thënë se gjatë këtij viti do të emërohen edhe dy ambasadorë në rajon.