01 Maj 2025

Kosova pret vendim meritor për viza

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler si dhe ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen.

Me diplomatët Pfandler dhe Majhen, ministri Çollaku  ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e sidomos në fushën e integrimit evropian.

Duke diskutuar për agjendën evropiane, ambasadorët përgëzuan ministrin Çollaku për nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministri Çollaku ka theksuar se pret që Komisioni Evropian të prezantoj raportin përfundimtarë ku do të konfirmohet se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Po ashtu u ka thënë diplomatëve se Kosova pret që shtetet mike si Austria dhe Sllovenia të përkrahin heqjen e regjimit të vizave, për çka ka marrë rikonfirmimin e tyre.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)