Kosova pret udhërrëfyesin për liberalizim të vizave
Prishtinë, 27 prill -Brenda këtij viti, Komisioni Evropian do të duhet tia jepte Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Por, tash për tash, nuk mund të flitet për data, tha Ministri për Integrim, Besim Beqaj.
Ministri Beqaj, pati sot një takim me Ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin rajonal në fushën e integrimeve.
Ministri për Integrim, Besim Beqaj nuk deshi të japë një datë të përafërt se kur Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave, edhe pse, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, pak ditë më parë, tha se kjo do të ndodhë në vitin 2012.
Sipas Ministrit Beqaj, liberalizimi i vizave nuk është një akt, por, një proces, në të cilin po angazhohen të gjitha institucionet e vendit.
Shpresoj se Kosova shumë shpejt do ta merr udhërrëfyesin dhe shpresoj se Komisioni Evropian, brenda këtij viti, do të duhej tia jepte Kosovës udhërrëfyesin. Mendoj se Qeveria e Kosovës është e gatshme ta pranojë atë dhe të merret seriozisht me të gjitha çështjet që dalin prej tij, ka thënë Beqaj.