Kosova po qeveriset nga dy kryeministra
Prishtinë, 2 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po qeveriset nga dy kryeministra, Isa Mustafa e Hashim Thaçi.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se këta dy kryeministria nuk i sollën asnjë njohje të re Kosovës për 100 ditë. Kryeministrat Mustafa e Thaçi - gati 100 ditë qeverisje pa asnjë njohje të re! Po bëhen 100 ditë të qeverisjes tuaj me dy kryeministra, Mustafa - Thaçi.
A do ta sillni të paktën një njohje brenda këtyre 100 ditëve? Apo, vetëm po silleni e po pështilleni njëri brenda e tjetri jashtë, duke harruar për çfarë paguheni nga qytetarët e Kosovës? Rëndësia e shtimit të numrit të njohjeve për Kosovën është e madhe, sidomos pas përkeqësimit të imazhit që ju i shkaktuat Kosovës, ka thënë Haradinaj.