05 Maj 2024

Kosova përpon drejt procesit të Liberalizmit të Vizave

Prishtinë, 23 shtator - Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti Ambasadorin Gjerman në Kosovë Ernst Reichel.

Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe progresi që është bërë drejt Liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, u diskutua për sfidat dhe mundësitë për të ardhmen e Kosovës. Ministrja ka diskutuar me Reichel për arritjet dhe përgjegjësitë e Kosovës dhe të Ministrisë së Integrimit Europian rreth procesit të Integrimit.

Ministrja Çitaku potencoi ndryshimet në qasjen e Qeverisë se Kosovës ndaj agjendës Europiane e cila vërehet me përkushtimin e të gjitha institucioneve qeveritare si në aprovimin e legjislacionit, po ashtu dhe politikave në kuadër të Ministrive përkatëse. Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të hapet sa më shpejt duke marrë në konsideratë se të gjitha kushtet për fillimin e këtij procesi tashmë janë realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.  

Gjatë Konferencës ambasadori Reichel tha se pas misionit vlerësues të Bashkimit Europian në Kosovë me qëllim të monitorimit të progresit të arritur, Gjermania vlerëson se të gjitha parakushtet për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave janë përmbushur.

\"Në këtë drejtim, Gjermania do të bënë shumë të qartë pozitën e saj në kuadër të Bashkimit Europian, dhe njëkohësisht jemi të sigurt që do të jemi në gjendje të bindim të gjithë anëtarë tjerë të Bashkimit Europian që dialogu për liberalizim të vizave më Kosovën duhet të fillon sa më shpejt”.

Ministrja Çitaku tha:” Ky është lajmi me i mire qe kemi (ajo tha kam marre) pasur gjate tere vitit sepse Kosova ka punuar shume për përmbushjen e te gjitha kritereve për fillimin e procesit te liberalizimit te vizave. Realisht ne është dashur te punojmë intensivisht me Ri-integrimin e personave te riatdhesuar sepse ky ka qene kriteri kryesor për te cilin është dashur ta përmbushim për te avancuar ne këtë drejtim”.    

Ministrja Çitaku rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për arritjen e standardeve Europiane për liberalizim e vizave dhe proceset tjera të integrimit Europian.

Ndërsa nga ana e tij Ambasadori Gjerman, z. Ernst Reichel, ka falënderuar Ministren Çitaku për përkushtimin e sajë dhe të Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në mënyrë që Kosova suksesshëm të ecën përpara drejt integrimit Europian dhe më vete të funksionoj si shtet funksional dhe demokratik.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)