01 Maj 2024

Kosova përkujton masakrat serbe, Qeveria negocion me Serbinë

Prishtinë, 26 mars - Donika Kadaj-Bujupi deputet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se \"sot do të reflektojmë një problem dhe shqetësim serioz, të ngritur nga mijëra e mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët në të gjitha format ishin viktima të masakrave të shumta, përvjetorët e të cilave po shënohen në gjithë këto ditë, sidomos gjatë muajit mars.\"

Ajo ka thënë po ashtu se sot e kujtojmë Krushën, Fortesën, Celinën, Suharekën, Izbicën, Belegun, Lybeniqin, Mejen e dhjetra masakra të tjera, në të cilat makineria policore-ushtarake serbe vrau mijëra gra, fëmijë e pleq.

\"Ata që mbijetuan, sot jetojnë të gjymtuar, me kujtimet e tmerrshme të thikave e dhunës. E, mbi të gjitha jetojnë me padrejtesinë që vazhdon nga mungesa e ndjekjes dhe dënimit të kriminelëve\", është shprehur Kadaj Bujupi.

Kjo situatë e rëndë sipas saj po e dëmton jo vetëm të kaluarën, por edhe të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

Ndër të tjera siç ka thënë ajo, e dëmton edhe rrugën tonë drejt zhvillimit dhe idesë së bashkëjetesës, për faktin se aty ku s’ka drejtësi për viktimat, nuk mund të pritet gatishmëri për falje.

Në Kosovë, statistikat flasin për mbi 15 mijë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuara dhe shumë e shumë të tjerë të gjymtuar.

Kadaj Bujupi po ashtu ka theksuar se Qeveria e Kosovës, në dy mandatet e saj nuk ka mbledhë fakte dhe as që ka inicuar aktakuza ndaj kriminelëve, në mënyrë që viktimat dhe familjet e tyre ta kenë më të lehtë jetën.

Ndërkohë, Serbia, e cila po vazhdon me politika armiqësore ndaj Kosovës, po futë në lista të fabrikuara qytetarë të Kosovës, të cilëve po iu pamundësohet edhe liria e lëvizjes.

Dy rastet e fundit të persekutimeve dhe pamjet e ish-zëdhënësit të regjimit kriminal milosheviqian, kanë bërë që qytetarët e Kosovës, ish-ushtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre të ndjehen në panikë. 

\"Këto perskutime janë politike dhe i dëmtojnë të arriturat e deritanishme, në të ashtuquajturat neociata për fqinjësinë e mirë, që nisën teknikisht dhe po “përkthehen” politikisht.\"

\"Detyrimisht, kur flasin për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dialogu, i maskuar si teknik, i cili në fund u vërtetua dhe u pranua edhe nga ndërmjetësuesi Kuper si politik, është papjekuri e radhës e Qeverise Thaçi, ku mungoi dialogu për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës, nuk u ngrit kurrë tema e dënimit të dhunuesve dhe vrasësve të njerëzve tan \", ka pohuar Kadaj Bujupië.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht ta adresojë problemin e aktakuzave të falsifikuara nga ana e Serbisë, përmes të cilave po persekutohen edhe më tutje qytetarët e Republikës së Kosovës dhe po iu pamundësohet lëvizja e lirië, edhe atëherë kur pas shumë sfidave e fitojnë të drejtën e lëvizjes.

Kdaja Bujupi ka permendur dy rastet e fundit, kur, përmes shout medial, ekstradohen dhe persekutohen në mënyrën më brutale qytetarët e Kosovës dhe kur Qeveria nuk ndërmerr madje as mundin që deklarativitisht, të paktën, të interesohet për kthimin e tyre në Kosovës, sepse Kosova është shtet sovran e i pavarur dhe i ka edhe institucionet e veta të drejtësisë.

\"Së dyti e pyesim publikisht ministrin e Drejtësisë: Çfarë bën instituti, i cili është themeluar me qëllim të arritjes së rezultatetve dhe të drejtësisë për viktimat në Kosovë, përderisa në shënim të përjetorëve, përveç dhimbjes dhe traumave vazhdojmë të bartim barrën e rëndë të ankthit për mosdhënien e dënimit për të gjithë ata kriminelë serbë që masakruan popullin tonë?\"

Në fund sipas Kadaj Bujupi duhet thënë se pajtimi dhe bashkëjetesa mund të arrihen vetëm atëherë kur do të rehabilitohen përfundimisht viktimat, me dhënien e dënimit të merituar për kryesit e krimeve dhe të masakrave në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)